Një mjet është shkrumbuar plotësisht në Tiranë.
Makina tip ‘Mercedes-Benz’ ka marrë flakë pranë Liqenit Artificial dhe është djegur i gjithi pavarësisht se në vendin e ngjarjes ka mbërritur shërbimi zjarrfikës.
Mjeti ka shpërthyer disa herë gjatë djegies ndërsa fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëme.
Njoftimi
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 06.05.2021, rreth orës 18:40, në afërsi të Liqenit Artificial, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti në pronësi të shtetases B. M., ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”