Vendosni fjalën kyçe....

SPAK heq sekuestron për kompjuterat dhe serverat e “Lapsi.al” pas vendimit të Strasburgut


SPAK ka vendosur të heqë sekuestron për kompjuterat dhe serverat e portalit Lapsi.al, që publikoi databazën e të dhënave personale të qytetarëve në Tiranë që Partia Socialiste përdorte për fushatë.

Ky vendim erdhi pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut kërkoi nga Shqipëria që të mos zbatojë vendimin e gjyqtares Iliriana Olldashi për sekuestrimin e kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera elektronike të gazetarëve te Lapsit.

Para zgjedhjeve të 25 prillit, ky portal i drejtuar nga Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, publikoi një databazë të të dhënave personale të mbi 900 mijë qytetarë në Tiranë që ishte në duart e Partisë Socialiste.

Në këtë databazë të dhënash ishin emrat e qytetarëve, numrat e telefonit, vendet e punës, numrat e identitetit, etj. Ajo më pas mori emrin si “skemë patronazhistësh” për shkak të termit “patronazhist” që quheshin personat që bënin monitorimin e qytetarëve, çështje që hapi një debat të madh në fushën e medies dhe politikës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *