Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur procedimin penal ndaj dy zv.drejtorëve të policisë së Elbasanit, Albert Nushi e Niko Palla si dhe patrullës së policisë lidhur me konfliktin me armë ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën tre persona të tjerë.
Hetimi ndaj zyrtarëve të policisë dhe efektivëve po bëhet në bashkëpunim me prokurorinë e Elbasanit.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 21 prill ku pas një konflikti me armë mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
Në vendin e ngjarjes në kohën e të shtënave me armë kanë qenë të pranishëm edhe dy zv.drejtorët e policisë së Elbasanit dhe disa efektivë policie të cilët u larguan duke mos ndërhyrë.