Zv.presidenti i Parlamentit Europian, David McAllister, ka uruar kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhjet 25 prillit.
Gjatë një konference në rrje, ai tha se BE-ja po ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit duke shprehur besimin se shumë shpejt Ballkani perëndimor do bëhej pjesë e bashkësisë europiane.
“Z. Rama me lejoni t’ju përgëzoj për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Suksese për mandatin e radhës dhe zhvillimet e ardhshme në vend dhe si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, sigurisht që e ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit dhe besoj se ky proces ka një të ardhme dhe të 6-të vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të BE-së.” – tha McAllister.