Vendosni fjalën kyçe....

Agjencia Europiane e Barnave po shqyrton raportet se vaksina AstraZeneca nxit sindromën e rrallë


Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) po heton raportet lidhur me vaksinën AstraZeneca Covid-19 me pretendimet se ajo shkakton sindromën Guillain-Barre. Hetimi vjen teksa gjiganti farmaceutik është ende i përfshirë nga raportet mbi mpiksjen e gjakut.

Në një takim këtë javë, Komiteti i Vlerësimit i EMA-s (PRAC) zbuloi se te disa pacientë kishte raporte mbi çrregullimet e rrallë të sistemit imunitar pas vaksnimit.

“Si pjesë e rishikimit të raporteve të rregullta përmbledhëse të pandemisë për Vaxzevria, vaksina AstraZeneca Covid-19, PRAC po analizon të dhënat për rastet e sindromës Guillain-Barre (GBS) të raportuara pas vaksinimit”, tha PRAC në një deklaratë.

Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë, sindroma Guillain-Barre është një ‘gjendje shumë e rrallë dhe serioze që prek nervat’ dhe mund të krijojë ndjenja të mpirjes, dobësisë dhe dhimbjes tek ata që e kanë atë.

Megjithëse NHS këshillon që sindroma Guillain-Barre është e shërueshme, ajo gjithashtu mund të jetë kërcënuese për jetën dhe t’i lërë ata që e kanë pasur atë me ‘probleme afatgjata’.

Pas qindra rasteve të mpiksjes së gjakut dhe dhjetëra vdekjeve, vaksina AstraZeneca kundër Covid-19 tashmë është kufizuar në shumë vende, duke u lejuar vetëm për të moshuarit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *