Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës një nga të plagosurit e aksidentit që ndodhi paraditen e sotme në rrugën Lezhë-Shkodër.
Përplasja ndodhi në vendin e njohur si Kryqëzimi i Kakarriqit ndërsa viktima është Marjeta Gjergji, infermiere në Shtëpinë e Lindjes në Lezhë.
Të plagosur në aksident mbetën edhe bashkëshorti i saj, fëmija e mitur dhe vjehrra e viktimës. Në aksident u përfshinë tre mjete, të cilët u shkatërruan thuajse plotësisht nga forca e përplasjes.