Ambasada amerikane ka uruar 28 hetuesit e sapoemëruar të Byrosë Kombëtare të Hetimit duke garantuar mbështetjen për ta.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada shprehet se hetuesit e BKH-së do të ndërmarrin fazat e tjera të trajnimit dhe do të çojnë përpara Reformën në Drejtësi.
“Urime 28 hetuesve të sapoemëruar të BKH-së! Këta individë janë testuar dhe janë duke u trajnuar. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin këta individë, ndërsa ata ndërmarrin fazat e tjera të trajnimit të tyre dhe ndihmojnë për të çuar përpara reformën në drejtësi. Ne i urojmë fat të mirë të gjithë atyre që kohët e fundit kanë dorëzuar aplikimet e tyre për të qenë pjesë e grupit të dytë të hetuesve të BKH-së.”- deklaron ambasada amerikane.