Vendosni fjalën kyçe....

Balla thirrje Bashës: Bashkohu me ne për shkarkimin e Ilir Metës


Kreu i grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, i ka bërë thirrje kreut të PD-së Lulzim Bashës, që ta mbështesë në përpjekjet për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga detyra.

Balla tha se procedura për shkarkimin e Metës, është procedurë për shkarkimin e turpit nga shqiptarët.

“Thirrja ime për anën e djathtë të kësaj salle, është një thirrje për shkak të nevojës që Shqipëria ka për t’u shkarkuar nga një turp që Shqipëria kurrsesi nuk e meriton.

Thirrja ime për të mbështetur këtë procedurë shkarkimi, përveç opozitës parlamentare shkon edhe për Partinë Demokratike dhe personalisht për Lulzim Bashën.

Tashmë PD ka në këtë sallë ka në këtë sallë deputetë që garuan për PD-në më 25 Prill, do ishte dinjitoze që edhe opozita e PD-së po ashtu t’i bashkohej kësaj iniciative moralisht. Përse kjo legjislaturë, legjislatura e 9-të duhet ta shkarkojë Ilir Metën?

Së pari kjo ka të bëjë me përgjegjësinë e dhënë nga sovrani, në ushtrimin deri në fund të mandatit të kësaj legjislature, mandat që mbaron më 9 shtator 2021.

Së dyti, bazuar edhe në një paralajmërim të Kuvenndit të Shqipërisë përmes një rezolute ku thekson se:’I bëjmë thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë dhe të rivendosë institucionin e Presidentit brenda kufijve të kompetencave të parashikuara në Kushtetutë dhe të parandalojë ndërmarrjen e veprimeve të tjera që janë shkelje flagrante e Kushtetutës’.

Kjo është thirrja që Kuvendi i Shqipërisë i ka bërë sot dy vjet më parë Presidentit.

Së treti jemi në kushtet e nevojës emergjente për rivendosjen e menjëhershme të ligjshmërisë në Instittucionin e PResidentit të Republikës.

Së katërti, qëllimi ynë është vetëm sigurimi i besueshmërisë së të gjithë popullit shqiptar tek roli i kreut të shtetit, si një nevojë që një shoqëri demokratike ka. Së pesti ne jemi të bindur se në argumentet tona, presidenti i Republikës gjatë periudhës para dhe gjatë fushatës zgjedhore ka shkelur rëndë dhe në mënyrë tepër flagrante Kushtetutën, ka cënuar ndjeshëm besueshmërinë e qytetarëve dhe nuk ka ushtruar detyrën e tij sikurse përcaktohet në Kushtetutë.”- tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *