Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur thirrjeve të kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Ballës, që t’i bashkohen nismës për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Bardhi shprehet se gjëja e e vetme me të cilën duhet të merremi është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë dhe se çdo çështje tjetër, synon që të shmang vëmendjen nga masakra elektorale.
“Gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi dhe sigurisht Taulant Balla nuk pranon të bëjë, është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë. Rama-Doshi-Rakipi e çoi vendin tonë në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë.
Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, synon që të shmang vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë.”- shkruan Bardhi në një përgjigje pas thirrjeve të Ballës për bashkëpunim.