Vendosni fjalën kyçe....

“Beteja për Kopshtin Botanik”- Gjykata vendos pro Universitetit, rrëzohet VKM-ja që e kalonte si pronë të bashkisë


Gjykata Administrative ka rrëzuar VKM-në për kalimin e pronësisë së Kopshtit Botanik nga Universiteti i Tiranës, tek Bashkia e Tiranës.

Qeveria në një mbledhje të Këshillit të Ministrave në verën e vitit 2019, vendosi të transferojë pronësinë dhe administrimin e Kopshtit Botanik të Tiranës nga qeveria dhe Universiteti i Tiranës tek Bashkia Tiranë.

Vendimi i jepte të drejtën bashkisë ta përdorë kopshtin “për ushtrimin e funksioneve të veta”, pa qartësuar këto “qëllime”, duke i lënë hapësirë bashkisë për çdo gjë. Por ky vendim u çua në gjykatë nga përfaqësues të Universitetit të Tiranës.

Deri tani, Kopshti ka qenë pronë shtetërore nën administrimin e Universitetit të Tiranës. Si pronë shtetërore, kopshti nuk mund të tjetërsohej veçse me procedurë të hapur konkurimi dhe me vendime qeverie e ligje Kuvendi.

Po të bëhej pjesë e Bashkisë Tiranë, ai mund të tjetërsohej me një vendim të thjeshtë të Këshillit Bashkiak Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *