Rritja e vdekshmërisë si pasojë e Covid-19, tendenca vijuese e rënies së lindjeve dhe emigracioni (që gjithsesi ishte më i ulët për shkak të kufizimit të lëvizjeve) kanë përkeqësuar tendencën tkurrëse të popullsisë në vitin 2020.
INSTAT bëri të ditur se popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2021 rezulton 2.829.741 banorë, duke pësuar një rënie me 0,6%, krahasuar me 1 Janar 2020, ose rreth 16.2 mijë veta më pak.
Sipas të dhënave historike të INSTAT, ky është niveli më i ulët i popullsisë që prej vitit 1982, kur ky tregues ishte rreth 2.8 milionë banorë.
Ndërsa niveli më i lartë i popullsisë është regjistruar në fillim të viteve ’90, (vitin 1991) me rreth 3.27 milionë banorë. Më pas filloi prirja rënëse e lidhur me emigracionin, rënien e lindjeve dhe moshimin gradual të popullsisë.
Në vitin 2020, shtesa natyrore ishte 470 lindje më shumë se vdekje, niveli më i ulët në histori, duke iu afruar zeros dhe duke u tkurrur ndjeshëm në raport me 2019-n, kur ishte 6,624 banorë (Lindje-Vdekje), duke pësuar një rënie prej 92,9%, krahasuar me një vit më parë.
Gjatë vitit 2020 humbën jetën 27.605 persona, duke shënuar një rritje me 25,8%,krahasuar me një vit më parë (rreth 5,700 persona më shumë), si rrjedhojë e pasojave negative që solli në shëndetin e popullatës Covid-19.
Tendencë rënëse për shkak të mbylljes së kufijve nga Covid 19 ka shënuar migracioni neto.
Sipas INSTAT, numri i emigrantëve ishte 23.854 persona, 45,6 %më pak krahasuar me vitin 2019. Numri i imigrantëve ishte 7.170 persona, 65,5 %më pak krahasuar me një vit më parë. Migracioni neto, diferenca midis imigrantëve dhe emigrantëve, pësoi një tkurrje, krahasuar me një vit më parë, nga-23.082 banorë në -16.684 banorë, në vitin 2020.
Vijon plakja e popullsisë
Në 1 janar 2021, mosha mediane e popullsisë rezulton 37,6vjeç nga 37,2vjeçqë ishte më 1 janar 2020. Në 1 janar 2021,raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) u zvogëlua, krahasuar me 1 janar 2020, nga2 4,6% në 24,2%, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) u rrit, nga 21,6% në 22,3%gjatë të njëjtës periudhë.
Raporti gjinor i popullsisë gjithsej ka pësuar rënie, në krahasim me1 janar 2020, nga 99,7në 99,3 meshkuj për 100 femra. Raporti gjinor në lindje gjithashtu ka pësuar rënie, duke shënuar vlerën 106,6 në vitin 2020nga 109,0që ishte në vitin 2019.
Gjatë vitit 2020, lindën 28.075foshnja, duke pësuar një rënie prej 1,7%, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2020ishte27.605persona, duke patur një rritje prej 25,8%, krahasuar me një vit më parë.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor