Vendosni fjalën kyçe....

Gjuzi i kërkon llogari Ruçit: Si e lejuat Ramën, urdhëroi Spiunët e Sigurimit të Shtetit të na mbanin nën kontroll më 25 Prill


Deputeti Kujtim Gjuzi, tha se në zgjedhjet e 25 Prillit, është ndierë i kontrolluar si nga “spiunë të Sigurimit të Shtetit” dhe u shpreh se nuk e priste nga kryeparkamentari Gramoz Ruçi që ta lejonte kryeministrin Edi Rama ta bënte këtë.

Gjuzi njoftoi gjithashtu se ka bërë kërkesë në Prokurorinë e Përgjithshme për nisjen e hetimeve lidhur me votat e pavlefshme që dolën nga zgjedhjet e 25 prillit.

“Zoti kryetar, ju më datën 25 Prill, në fakt nuk më shkonte në mendje që pikërisht ju që njiheni për një lloj fjale dhe një lloj burrnie, të lejonit kryeministrin të trysnonte, blinte, urdhëronte spiunë të rinj e të vjetër të Sigurimit të Shtetit të na mbanin nën kontroll.

Në këto kushte unë protestoj e sot i jam drejtuar zyrtarisht prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çelaj të nisë hetimet për zgjedhjet dhe votat të cilat konsiderohen të pavlerë.

83 mijë qytetarë s’ka shanse të mos dinin, por ju e bëtë këtë qëllimisht me ato kutizat, e hoqët emrat e profesorëve të nderuar se keni frikë.”- u shpreh Gjuzi në seancën e sotme plenare në Kuvend.

Ruçi nga ana e tij iu drejtua:”Për votat kontestimet këto janë komentet e tua por për votat nuk diskutohet këtu, nëse kini ankesa drejtohuni institucioneve përkatëse”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *