Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën nga koronavirusi katër persona, mes të cilëve edhe 1 fëmijë.
Lajmi është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), i cili bën me dije se janë regjistruar edhe 170 raste të reja me Covid-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.545 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 170 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (42 vjeç), Prishtinë 1 rast (1 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 106.192 raste nga 549.286 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.202 raste të vdekjes.”- thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.057 raste. Kurse numri i rasteve aktive është 6.933. Komunat me më shumë raste janë Prishtina me 35 raste dhe Leposaviqi me 19 raste. Pas tyre vijnë Prizreni me 14 raste, Gjilan 12 raste dhe komunat e tjera.