Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot ngritjen e Komisionit Hetimor të kërkuar nga një grupi deputetësh të PS-së për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Ngritja e këtij Komisioni u miratua me 97 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim, por cilët janë deputetët që e kundërshtuan atë?
Bëhet fjalë për 6 deputetë të opozitës parlamentare, një pjesë e të cilëve që kanë kandiduar edhe në zgjedhjet e 25 Prillit: Elda Hoti, Artur Roshi, Lefter Maliqi, Kujtim Gjuzi, Fatjona Dhimitri dhe Adriatik Alimadhi. Ai që abstenoi ishte Ralf Gjoni.