Një person është arrestuar në Lushnjë pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.
Ai akuzohet se kishte përshtatur një mjedis, pranë një karburanti të braktisur për kultivimin e kanabisit. Magazina u gjet në vendin e njohur si Pushimi i Shoferit në Lushnjë.
Gjatë kontrollit të policisë, aty u gjet një sasi kanabisi e paketuar. Po kështu policia sekuestroi dhe materiale të tjera të përdorura për kultivimin e lëndës narkotike.