Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi rrëzoi 10 dekretet e Metës, Presidenca: Dëgjuam retorikë politike e gjuhë përbaltëse, jo baza ligjore


Një tjetër reagim vjen nga Presidenca, me këshiltarin për Çështjet Ligjore, Bledar Dervishaj, lidhur me dekretet e presidentit Ilir Meta që Kuvendi i rrëzoi sot.

Bëhet fjalë për 10 ligjet e Reformës në Drejtësi, që Meta i kishte kthyer për rishqyrtim në Kuvend.

Dervishaj thotë se Kuvendi nuk e argumentoi vendimin e tij për rrëzimin e dekreteve në baza ligjore, por me një retorikë politike dhe gjuhë përbaltëse.

“Sot fatkeqësisht dëshmuam si seanca e plenare e Kuvendit rrëzoi 10 dekrete të Presidentit që rikthyen 10 ligje që prekin themelin e reformës në sistemin e drejtësisë.

Ndërkohë që prisnim të dëgjonim në diskutime përpjekje për të argumentuar ligjërisht, dëgjuam retorikë politike me fjalë boshe pa asnjë vlerë për shoqërinë, gjuhë përbaltëse e aspak të denjë për një shtet të së drejtës.

10 ligje Kuvendi arrin ti shqyrtiojë brenda një ditë, këtë ritëm do e kishte zili çdo vend evropian për deputetët e tij.

Kuvendi në një ditë, më 23 mars të këtij viti miratoi 10 ligje të hartuara nga qeveria që ndryshojnë rrënjësisht reformën e që u kthen në muajin prill me dekrete nga Presidenti, ndërkohë që u ndryshuan brenda një dite, janë hartuar miratuar e konsultuar pas një analize 2 vjeçare të gjithë sistemit të drejtësisë në vitet 2015-2017.

Reforma në drejtësisë në këto vite iu besua një grupi ekspertësh të nivelit të lattë e iu hoq qeverisë e drejta për të ndërhyrë. Roli i Kuvendit në këto vite ishte rol certifikues i produktit të ekspertëve të nivelit të lartë të huaj e vendas pa pasur të drejtën qeveria për të ndërhyrë në thelbin e tyre.”- tha Dervishaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *