Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas 15-vjeçarin në superstradën Lezhë-Laç, i mituri niset me urgjencë në spital


Një i mitur, ka mbetur i plagosur rëndë, pasi u përplas nga një automjet në superstradën Lezhë-Laç.

Aksidenti ndodhi paraditen e sotme në afersi të kryqëzimit të Rriles, ku një 15-vjeçar ka qenë duke kaluar rrugën duke i prerë rrugën automjetit.

I mituri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.

“Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Ishull Lezhë, mjeti tip ‘Volksëagen‘ me drejtues shtetasin Ç.M.,56 vjeç, banues në Lezhë ka përplasur këmbësorin P.K.,15 vjeç, banues në Ishull Lezhë, i cili është transportuar në spital.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Ç.M.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *