Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Kemi dalë nga zona e riskut, vaksinimi anti-Covid si mesatarja e vendeve të BE-së


Në seancën e sotme parlamentare, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se vendi ynë ka dalë nga zona e rriskut për shkak të pandemisë së COVID-19.

Sipas ministres, Shqipëria po ecën me të njëjtin ritëm si mesatarja e vendeve të BE lidhur me vaksinimin. Mirëpo sipas të dhënave të Worldindata, Shqipëria mbetet ende nën mesataren europiane.

Në një fjalim nga foltorja, Manastirliu tha se tashmë vaksina po jep efektet e saj pozitive dhe se numri i shtrimeve në spital është ulur.

“7267 vaksina kanë mbërritur në vendin tonë. Sasia e vaksinave të kontraktuara deri më sot është mbi 2 mln, që po vijon të vijnë sipas kalendarëve të lëvrimit. Kemi mbërritur në vaksinimin e grup moshës mbi 60 vjeç. Nëpërmjet planit të kombinuar, janë vaksinuar më shumë se 5 mijë punonjës të fabrikave dhe mbi 3 mijë punonjësit hotelerisë.

Shqipëria sot radhitet ndër vendet me ritëm shumë të mirë të vaksinimit. Jemi në të njëjtin ritëm si mesatarja e vendeve të BE. Vaksinimi vijon me intensitet të lartë, në të gjithë vendin.

Vendi ynë ka dalë nga zona e kuqe, nga zona e rriskut për covid-19. Kemi incidencë të ulët. Kemi rënie të pozitivitetit dhe dje kemi shënuar një rënie të shtrimeve në spital. Tashmë mund të shohim edhe efektet e para të vaksinimit. Jemi të vendosur që të intensifikojmë vaksinimin masiv.”- tha ministrja e Shëndetësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *