Vendosni fjalën kyçe....

“Mos rrije në kafe të bëje llafe”- Plas debati mes Vasilika Hysit dhe Ralf Gjonit në Kuvend


Një debat ka ndodhur sot mes deputetit Ralf Gjoni dhe nënkryetares së Parlamentit, Vasilika Hysi. Kjo për shkak se Gjoni donte të merrte fjalën por sipas zonjës Hysi ai nuk kishte qenë i pranishëm në sallë kur ajo i kishte lexuar emrin.

Ajo tha se nëse ajo që donte të fliste Gjoni ishte aq e rëndësishme, mos ta kalonte kohën në kafe.

 “Për një çështje që ju e konsideroni të rëndësishme, mos e kaloni kohën në kafe por respektoni taksat e taksapaguasve shqiptarë me të cilën paguhet paga juaj dhe e imja.”- tha Hysi.

Por Gjoni u ngrit në foltore dhe kërkoi t’i hapej mikrofoni.

“Mos të rrije në kafe e të bëje llafe, po të rrije këtu.”- tha zonja Hysi.

Por Gjoni iu përgjigj se nuk kishte qenë aspak në kafene, por “Isha në banjë, në një urgjencë mjekësore”.

Pas një debati që vazhdoi edhe pak, zonja Hysi në fund u bind t’ja jepte fjalën Gjonit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *