Vendosni fjalën kyçe....

Në burg në Turqi, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Met Kananin


SPAK kërkon pushimin e çështjes për Met Kananin, i cili shpesh herë nëpër medie është cilësuar si ‘eskobari’ shqiptar dhe ndodhet në një burg në Turqi.

SPAK kërkoi pushimin e çështjes edhe për tre persona të tjerë, mes të cilëve Armando Gjini që ka humbur jetën pas një atentati në Mirditë në vitin 2019.

Për të pandehurin Besimr Llupi nga autoritet e drejtësisë turke është vendosur të shpallet i pafajshëm dhe për këtë SPAK pretendon se nuk mund të vazhdojë me këtë çështje.

Met Kanani dhe dy anëtarë të tjerë të grupit kriminal janë dënuar 30 vjet burg secili dhe është bërë edhe sekuestrimi i pasurisë së tyre nga autoritetet turke.

Hetimet për grupin e Met Kananit kanë nisur 3 vite e gjysmë më parë dhe vetëm para dy vitesh u godit grupi ku u  arrestuan 30 persona, 25 prej tyre janë dënuar nga gjykata të ndryshme dhe ata po vuajnë dënimin.

Këta persona të drejtuar nga i ashtuquajturi “Met Kanani” vepronin si grup i strukturuar kriminal, për trafikimin e lëndëve narkotike. Veprimtarinë kriminale e ushtronin në Shqipëri dhe në vende të tjera, kryesisht ato të Bashkimit Europian.

Sipas mediave në Turqi, Met Kanani është personi që ka tentuar të trafikojë në nëntor të 2017-së 1.6 ton kanabis që u kap nga Policia Greke pas një përleshje në det. Ka qenë Met Kanani personi që dyshohet se ka tentuar të çojë në Greqi këtë sasi droge, ku njerëzit e tij janë përplasur me Policinë, aq sa u desh ndërhyrja edhe e një helikopteri nga ajri për të prangosur personat që ishin në bordin e anijes që po bënte trafikimin e kanabisit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *