Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti miraton ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta


Miratohet ngritja e Komisionit Hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga detyra.

Vendimi u morn ë seancën e sotme plenare, me votat 97 deputetëve. Gjashtë deputetë votuan kundër, ndërsa 1 deputet abstenoi.

Kështu i hapet rruga për herë të dytë përpjekjes për shkarkimin e Presidentit Meta.

Komisioni Hetimor që do të shqyrtojë kërkesën e 49 deputetëve të mazhorancës miratoi gjithashtu edhe përbërjen e Komisionit Hetimor, me kryetar Alket Hysenin.

Nënkryetar i këtij Komisioni do të jetë Myslim Murrizi, sekretare Klotilda Bushka dhe 6 anëtar të tjerë. 

Kjo seancë plenare u shoqërua me fjalime të forta kundër presidentit Meta. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i bëri thirrje edhe Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj Lulzim Bsshës, duke e konsideruar një detyrim moral.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *