Vendosni fjalën kyçe....

PD do kërkojë shpallje pavlefshmërie të rezultatit zgjedhor në 9 qarqe, kërkon rovitim


Partia Demokratike do i kërkojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit të zgjedhjeve në 9 qarqe dhe përsëritjen e votimit aty.

Selia blu pritet të kërkojë rivotimin në Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër, Korçë e Vlorë ndërsa kërkesa do dorëzohet në Komisionin e Ankimimeve e Sanksioneve brenda kësaj jave, shkruan Exit, që citojnë burime anonime të pakonfirmuara.

PD-ja pretendon se procesi zgjedhor i 25 prillit nuk ka qenë i lirë e i ndershëm dhe se vullneti i qytetarëve ëshë deformuar. Sipas saj, shumica ka përdorur administratën dhe burimet shtetërore për manipulimin e rezultati.

Disa nga provat që PD do të dorëzojë në KAS janë të dhënat për punësimet në administratë në tre muajt e fundit,  dhënia e dëmshpërblimeve për tërmetin e 26 nëntorit një javë para zgjedhjeve dhe dyfishimi i ndihmës ekonomike.

Më herët hspallje pavlefshmërie ka kërkuar LSI-ja për Gjirokastrën dhe Vetëendosje për Tiranën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *