Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti filipinas urdhëron policinë të arrestojnë personat që s’mbajnë maskë…por vetë merr pjesë në mbledhje pa një të tillë


Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka lëshuar një urdhër ndaj policisë për të arestuar personat që kundërshtojnë mbajtjen e maskës.

Vendimi vjen pas një takimi me Komitetin e Ekspertëve për pandeminë Covid-19, ku Duterte ishte i vetmi person pa maskë.

Duke folur pas takimit presidenti filipinas deklaroi: “Urdhri im ndaj policëve është arrestimi i personave që nuk mbajnë maska ose nuk i mbajnë ato si duhet. Arrestojini dhe pyetini pse e bëjnë këtë gjë.”

Ai shtoi se masat nuk janë në shërbim të tij po të shëndetit të popullatës.

Nuk është e qartë se me çfarë dënimi do të përballen shkelësit e ligjit për mosmbajtjen e maskës nën masat e reja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *