Vendosni fjalën kyçe....

Projekti ambicioz, avioni supersonik mund të fluturojë nga Los Anxhelos në Tokio në më pak se tre orë


Tani për tani është ende një projekt po nëse ai del i suksesshëm, kompania me bazë në Florida, Aerion, thotë se deri në fund të këtij dhjetëvjeçari do mund të fluturohet nga Los Anxhelosit në Tokio në më pak se tre orë.

Aerion AS3 është një avion tregtar Mach 4+, zbuluar të hënën, që prodhuesit e tij thonë se do të jetë në gjendje të mbajë 50 udhëtarë në një largësi prej rreth 13 mijë kilometrash.

“Vizioni ynë është të ndërtojmë një të ardhme ku njerëzimi të mund të udhëtojë midis dy pikave në planetin tonë brenda tre orësh. Fluturimi supersonik është pika e fillimit.” –  tha presidenti e CEO-ja i Aerion, Tom Vice, në një deklaratë.

“Ne duhet të kalojmë kufijtë e asaj që është e mundur.” – shtoi ai.

Në fillim të këtij viti Aerion zgjeroi partneritetin e saj të vazhdueshëm me Qendrën Kërkimore të NASA-s Langley, me një fokus specifik në fluturimet tregtare në diapazonin Mach 3-5.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *