Trazirat kanë përfshirë prej disa ditësh Kolumbinë, po dita e djeshme ishte më e ashpra teksa mijëra qytetarë sulmuan parlamentin e vendit.
Mijëra kryeqytetas u vërsulën drejt godinës së parlamentit teksa deputetët ishin brenda sallës në seancë plenare.
Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën duke e ndaluar atë të hyjë brenda sallës.
Trazirat kanë përfshirë prej disa ditësh vendin amerikano-jugor për shkak të reformës së taksave. Dhjetëra persona kanë humbur jetën ditët e fundit nga përplasjet me policinë.