Vendosni fjalën kyçe....

“Pse qeveria rrëmben sot Drejtësinë?”- Këshilltari i Metës ngre disa pyetje për Qeverinë dhe Kuvendin


Këshiltarin për Çështjet Ligjore në Presidencë, Bledar Dervishaj, ka reaguar lidhur vendimin e Kuvendit që rrëzoi disa dekrete të presidentit Ilir Meta sot.

Bëhet fjalë për 10 ligjet e Reformës në Drejtësi, që Meta i kishte kthyer për rishqyrtim në Kuvend.

Dervishaj ngre disa pyetje për qeverinë dhe Kuvendin, që sipas tij kanë rrëmbyer Drejtësinë.

“Në të gjitha hapat, Reforma në Sistemin e Drejtësisë, u certifikua para se të shkonte për miratim në Kuvend nga Komisioni i Venecias, ndaj pyetjet që i bëhen Kuvendit dhe të gjithëve janë këto:

  • Pse qeveria sot rrëmben Reformën në Sistemin e Drejtësisë, rrëmben drejtësinë?
  • Pse nuk u konsultuan ndryshimet me komisionin e Venecias për të siguruar një opinion objektiv dhe të pavarur?
  • Pse u hodh poshtë puna e pavarur e ekspertëve të nivelit të lartë dhe u miratuan këto ndryshime me kaq urgjencë?

Ky veprim i sotëm është që të rrëmbeje drejtësinë si dhe të mbulojë të gjithë veprimtarinë e paligjshme në implementimin e saj, duke shkelur çdo parim dhe duke e kthyer drejtësinë në një drejtësi të qeverisë dhe jo për qytetaret.

Gjatë gjithë kësaj periudhe të fushatës zgjedhore, Institucioni i Presidentit të Republikës në përmbushje të detyrimeve Kushtetuese, i ka kthyer këto ligje për rishqyrtim në Kuvend përmes dekreteve të mirëarsyetura dhe i ka depozituar në Kuvend, me qëllim që Kuvendi të merrte kohë dhe të reflektonte për plotësimin e të gjitha mangësive kushtetuese dhe proceduriale të konstatuara.

Kjo veprimtari nga ana e presidentit është bërë pikërisht edhe në kuadër për të mos marrë kohë e as vëmendje nga procesi zgjedhor.”– janë pyetjet që ngre Dervishaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *