Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet koka 2,000-vjeçare prej mermeri e perandorit të parë të Romës


Koka prej mermeri 2000-vjeçare e Augustit, perandori i parë i Romës, është zbuluar në Isernia, një qytet italian në rajonin jugor të Molise.

Arkeologu Francesco Giancola bëri zbulimin e jashtëzakonshëm gjatë punëve të restaurimit për të riparuar një mur mesjetar që u shemb për shkak të shirave të fortë në vitin 2013.

Giancola po ndiqte punimet në emër të komunës së Isernia, por i tha CNN të enjten se ai nuk priste një zbulim kaq të madh.

“Ndërsa po gërmonim pas murit, pashë që toka ndryshoi ngjyrë.” – tha ai.

“Kështu që ne vazhduam gërmimin me mistri precize dhe arritëm të zbulojmë një bllok mermeri. Unë menjëherë pashë se ishte një kokë që unë e njoha se i përkiste një statuje të Augustit për shkak të flokëve dhe formës dhe prerjes së syve.” – shtoi arkeologu.

Giancola tha se ai menjëherë thirri autoritetet, kryetarin e bashkisë dhe ministrin e Trashëgimisë Kulturore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *