Vendosni fjalën kyçe....

‘Aroma e vdekjes’ – Napoleon Bonaparti ‘u helmua’ nga përdorimi i tepruar i parfumit, argumentimi i shkencëtarit


Ditët e fundit të ish-perandorit të Francës Napoleon Bonaparte, mund të mos kenë qenë aq të lavdishme sa fushatat e tij ushtarake – njeriu kryesor i Revolucionit Francez thuhet se vuante nga një numër problemesh shëndetësore në kohën e vdekjes së tij në ishullin Shën Helena në maj 1821.

Napoleon Bonaparte ishte një adhurues serioz i parfumit, duke përdorur dy deri në tre shishe ‘Eau De Cologne’ në ditë për shumë vite, kanë kujtuar biografët. Argumentohet se përdorimi i tepruar i kolonjës mund të ketë luajtur rol në disa nga sëmundjet që prekën Bonapartin, thotë profesori Parvez Haris nga Universiteti De Montfort Leicester (DMU).

Në një hulumtim të ri që shënon 200 vjetorin e vdekjes së perandorit, Haris argumenton se Napoleoni e kshte ‘mbidozuar’ veten me vajra thelbësorë që përmban kolonja e tij e preferuar, të cilën ai e kishte përdorur në nivele të çmendura që çuan në sëmurjen e tij nga tumori.

“Nuk ka asnjë dyshim në këndvështrimin tim se Eau de Cologne ishte helmi kryesor edhe pse bashkëekspozimi ndaj kimikateve të tjera, duke përfshirë arsenikun, duhet të ketë kontribuar në shëndetin e tij dhe në fund në vdekjen e tij nga kanceri i stomakut,” shpjegon profesor Haris, siç citohet njoftimi për shtyp i DMU-së.

 

Sipas Haris, i cili është një anëtar i Shoqatës Mbretërore të Kimisë, besimi i tij në toksicitetin e vajrave thelbësorë mbështetet nga disa studiues që argumentojnë se lëngjet e përqendruara mund të shkaktojnë probleme të rënda në sistemin endokrin dhe hormonet. Kjo nga ana tjetër mund të çojë në çrregullime të ndryshme, duke përfshirë ënjtjen e indeve të gjirit për burrat (të ashtuquajturat gjinekomastia) ose tumoreve.

Haris thotë se ka prova se Napoleoni kishte vuajtur nga një problem në rritje i gjinjve si dhe thuhet se kishte një trup pa qime. Profesori beson se të gjithë këta faktorë provojnë argumentin – pavarësisht nga një mori teorish konspirative që pretendojnë se gjenerali ushtarak u vra nga arseniku, është e mundur që Napoleoni ta ketë ‘helmuar ngadalë veten; me dashurinë e tij të pakontrolluar për parfumin.

“Hetuesit mbase kanë gabuar me vdekjen e Napoleonit. Shumë tregojnë për mostrat e flokëve të Napoleonit të marra ndërsa ai ishte ende gjallë dhe që kishin nivele të larta arseniku. Por kjo teori tani është hedhur poshtë pasi shumica e njerëzve gjatë epokës së Napoleonit kishin nivele të larta arseniku në sistemet e tyre për shkak të arsenikut që përmbanin ilaçet dhe produktet kozmetike që përdornin”,  shton eksperti i biomjekësisë.

Napoleon Bonaparte vdiq më 5 maj 1821 në ishullin Shën Helena ku u internua pasi humbi Betejën e Waterlosë. Shëndeti i ish-perandorit ishte përkeqësuar ndjeshëm në muajt e fundit të jetës së tij, me kancerin e stomakut që përfundimisht u përcaktua si një shkak kryesor i vdekjes së tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *