Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 153 raste të reja pozitive me Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, i cili njofton se gjatë kësaj kohe në Kosovë, është shënuar vetëm një viktimë nga koronavirusi.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.784 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 153 raste pozitive.
Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv nga komuna e Mitrovicës (47 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 106.345 raste nga 552.070 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.203 raste të vdekjes.”– thuhet në njoftimin e IKSHPK.
Sa i përket të shëruarve në 24 orët e fundit ata janë 327, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri më sot në 97.384.
Kurse numri i rasteve aktive është 6.758. Prishtina vijon të jetë Komuna me numrin më të lartë të rasteve pozitive, me plot 29 raste.
Autoritetet Shëndetësore u kujtojnë qytetarëve masat kryesore dhe bazë për mbrojtjen nga koronavirusi: Maskat, higjiena dhe distanca sociale.