Kandidatja e PD-së për deputete në Qarkun e Tiranës Grida Duma tha se selia blu do shkojë deri në Gjykatën e Strasburgut lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Ajo ishte e ftuar në rubrikën ‘Kjo Javë’ në Neës24 ku tha se rregullat e lojës u ndryshuan nga PS-ja në mënyrë të njëanshme e shumë shpejt, ndërsa theksoi se prokuroria speciale SPAK ëshë e kapur nga politika.
“Gjëja e parë është riintepretimi i votës së pavlefshme. Prezantimi i fletës së votimit dhe mënyra e votimit ka qenë kaq e shpejtë dhe kaq djallëzore, sa dy javë më par ëndërruam emrin në numër. U ndryshuan rregullat e lojës shumë shpejt. Ne do e çojmë në Kushtetuese dhe Gjykatën e Strasburgut. Nëse ne nuk i ndjekim të gjitha hapat, për të shkuar deri në Strasburg, nuk do të jemi seriozë”, tha Duma.
Një nga drejtueset politikë në Qarkun e Tiranës, Duma, shtoi se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakjohshme ndërsa tha se nëse nuk do kishte blerje vote, PD-ja do kishte marrë 75 mandate më 25 prill.
“Mendoni se ne duhet t’i falim ndokujt ndonjë gjë? Askujt, zero! Kur e keqja përsëritet, ne duhet ta ndalojmë. Patjetër që duhet të ndjekim çdo hap. Dy janë gjërat kryesore, përdorimi i administratës dhe i fondeve për fatkeqësi. Në Rrogozhinë thuhej se tërmeti nuk ka dëme, por aty ishin 1971 dosje, që nga DS1, kaluan te DS3, DS4, kaluan te milionëshet. Njerëzit merrni telefonata ‘nëse nuk voton për ne, nuk merr gjë’. Nëse nuk kishte blerje, PD do të merrte 75 mandate. Të gjithë mendonin se PD do t’i merrte 75 mandate, nëse s’do të kishte vjedhje.” – shtoi Duma.