Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Spanjës dhe Britanisë së Madhe i kanë bërë thirrje Izraelit të heqë dorë nga planet e tij për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme qindra shtëpi të reja në një zonë të Bregut Perëndimor të pushtuar që do të izolonte një lagje palestineze.
“Ne e nxisim qeverinë e Izraelit të kthejë vendimin e saj për të ecur përpara me ndërtimin e 540 shtëpive të reja në zonën Har Homa të Bregut Perëndimor të pushtuaer dhe të ndërpresë politikën e tij të zgjerimit të vendbanimeve në të gjithë territoret e pushtuara palestineze”, thanë vendet evropiane në një deklaratë të enjten.
“Ndërtimet janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe kërcënojnë perspektivat për një zgjidhje paqësore të konfliktit izraelito-palestinez.” – vijoi deklarata.