Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA Nancy Pelosi ka bërë një gabim jo të vogël në “Twitter”, pasi i uroi ditëlindjen një legjende të bejsbollit me fotografinë e një lojtari tjetër.
Legjenda amerikane e bejsbollit, Willie Mays, festonte 90-vjetorin e lindjes të enjtjen. Mirëpo Pelosi e cila donte të shprehte urimet e saj për të, e shoqëroi postimin e saj me fotografinë e një ish-lojtari tjetër, të quajtur Willie McCovey. Ajo që e bën më të rëndë këtë, është se McCovery është ndarë në gusht të vitit 2018.
Pasi ndjekësit e vunë re gabimin, postimi u fshi nga llogaria e Pelosit dhe u zëvendësua me një tjetër me të njëjtin tekst por me foton e Mays këtë radhë.
“Urime ditëlindjen e 90-të për një ikonë amerikane.”- ishte teksti i urimit.
Pas zhurmës së krijuar, stafi i zyrës së Pelosit fajësoi një anëtar të stafit për gafën e rëndë, duke thënë se dikush përzgjodhi fotografinë e gabuar.