Vendosni fjalën kyçe....

Gazsjellësi më i madh amerikan ndalon të gjitha operacionet pas sulmit kibernetik


‘Colonial Pipeline’, kompania më e madhe e tubacioneve të produkteve të përpunuara në SHBA, thotë se ka përjetuar një sulm të madh kibernetik. Incidenti e ka shtyrë kompaninë të ndalojë të gjitha operacionet e saj.

“Ne bllokuam disa sisteme për të frenuar sulmin, i cili ka ndaluar përkohësisht të gjitha operacionet e tubacionit dhe ka prekur disa nga sistemi ynë i IT”, tha kompania në një deklaratë mbrëmjen e së premtes.

Më parë gjatë ditës, kompania raportoi probleme me rrjetin , që dyshohet se doli të ishte një sulm në shkallë të gjerë. ‘Colonial’ tha se ka rekrutuar një firmë pa emër të sigurisë kibernetike për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit si dhe ka njoftuar autoritetet për sulmin.

Kompania nuk ka hollësi të mëtejshme në lidhje me sulmin dhe nuk tha kur do të rinisnin operacionet e gazsjellësit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *