Vendosni fjalën kyçe....

“Izraeli nuk është një vend, por një kamp terrorist”- thotë udhëheqësi i Iranit, Ali Khamenei


Udhëheqësi Suprem iranian Ali Khamenei ka sulmuar Izraelin duke e konsideruar atë asgjë më shumë se një “kamp terrorist”. Ai u bëri thirrje palestinezëve të bashkojnë përpjekjet e tyre në luftën kundër Tel Aviv-it.

Izraeli “e ka kthyer Palestinën e okupuar në një bazë për terrorizëm.”- shkroi Khamenei në një postim në Twitter.

“Izraeli nuk është një vend; është një Kamp Terrorist kundër palestinezëve dhe kombeve të tjerë myslimanë.”-shkroi ai, duke shtuar se ishte “përgjegjësia e të gjithëve” të luftojnë kundër tij.

Khamenei i bëri komentet e tij në të ashtuquajturën Dita Quds, një ditë e caktuar në kalendar nga Irani për të shënuar mbështetjen për lëvizjen e pavarësisë Palestineze.

Në postimet e tij të tjera, udhëheqësi iranian u bëri thirrje palestinezëve që jetojnë në Jeruzalemin Lindor, Bregun Perëndimor dhe në Gaza të “formojnë një njësi të vetme” dhe “të përdorin mjetet në dispozicion të tyre” kundër Izraelit pavarësisht se Tel Aviv nënshkroi një marrëveshje normalizimi me disa vende arabe vitin e kaluar.

Khamenei tha se palestinezët duhet të kërkojnë një referendum, gjatë të cilit “banorët origjinal” të të gjitha etnive dhe feve do të votojnë për një “sistem të ri politik”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *