Vendosni fjalën kyçe....

Kamioni në Gjirokastër-Tepelenë përplaset me bordurat anësore të rrugës, shoferi shpëtohet nga zjarrfikësit


Policia jep detaje për aksidentin e ndodhur pak më herët në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pranë kthesës së “Urës së Leklit”.

Kamioni i ngarkuar me materiale ndërtimi është pëplasur me barrierat anësore të rrugës dhe është përmbysur duke marrë flakë.

Shoferi i kamionit, është shpëtuar falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse të Tepelenës dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 14:00, njoftohemi se në aksin nacional Gjirokastër- Tepelenë një kamion i ngarkuar me materiale ndërtimi është pëplasur me barrierat anësore të rrugës dhe është përmbysur duke marrë flakë.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i kamionit shtetasi Xh. K., rreth 60 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikur për jetën.

Në vendngjarje shkuan shkuan shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëse, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve.”– thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Ky aksident ka shkaktuar bllokimin e rrugës për më shumë se 30 minuta, por tanimë situata është normalizuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *