Vendosni fjalën kyçe....

Kate Middleton dhe Meghan Markle i bëjnë konkurencë njëra-tjetrës, publikojnë nga një libër


Dy kunatat dukesha duket se po konkurojnë njëra-tjetrën me publikimin e një libri. Kate Middleton ka nxjerrë për botim një libër me fotografi të realizuara nga ajo vetë, një passion i dukeshës së Kembrixhit.

Siç shkruajnë mediet britanike, Kate Middleton po lë kopje të librit të saj me titull “Hold Still: A Portrait of Our Nation in 2020” të shpërndara në vende të ndryshme në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar që njerëzit t’i gjejnë. Ajo la të premten kopje të librit të saj të ri rreth Londrës sot në disa pika, duke i shoqëruar me letra sekrete. Ajo ka bërë një postim në Twitter, ku shkruan: “Le të fillojë kërkimi!”

Çdo kopje është zbukuruar me një afishe zanash të një libri prej ari, fjongo prej ari dhe ka brenda një letër nga Dukesha.

Ndërkohë dukesha e Susexx Meghan Markle njoftoi se do nxirrte librin e saj të parë për fëmijë. Në këtë libër Meghan flet për marrëdhënien baba-fëmijë, parë nga sytë e nënave.

Dukesha e Sussex është vendosur të botojë një libër për fëmijë në lidhje me marrëdhëniet babë-bir, siç shihet nga sytë e nënave.

Libri me titull “The Bench” përkthyer në shqip “Stoli” do të botohet në datën 8 qershor dhe thuhet se është frymëzuar nga lidhja midis burrit të saj Princ Harry dhe djalit të tyre Archie.

“Stoli filloi si një poezi që unë shkrova për burrin tim në Ditën e Baballarëve, muajin pasi Archie lindi.”- tha dukesha në një deklaratë. “Ajo poezi u bë kjo histori”.

Ajo shtoi: “Shpresa ime është që Stoli të rezonojë në çdo familje, pa marrë parasysh përbërjen, siç ndodh me timen”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *