Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin e krimeve zgjedhore në zgjedhjet e 25 Prillit.
Në një njoftim të Prokurorisë, thuhet se 10 persona janë marrë nën hetim, 5 janë arrestuar.
“Aktualisht janë 10 persona të cilët po ndiqen penalisht për veprat e mësipërme, janë arrestuar në flagrancë 5 persona, është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg” për 4 persona dhe është pranuar kërkesa për 3 persona.”- thotë Prokuroria.
Prokuroritë kanë regjistruar procedimin penal për 38 njoftime për vepra penale në lidhje me zgjedhjet, nga 125 të bëra në total, teksa janë në proces verifikimi paraprak 50 të tjera për krimet zgjedhore.
Numri më i madh i denoncimeve është bërë nga partitë politike, kryesisht ajo Demokratike, e cila ka dërguar në prokurori, por edhe në SPAK një numër të lartë denoncimesh për shitblerje të votës, por edhe përdorimin e aseteve shtetërore në funksion të zgjedhjeve.
Përgjatë kësaj periudhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë marë në total 125 njoftime për vepra penale në fushën e zgjedhjeve, prej të cilave: -82 kallëzime në prokurori nga subjekteve politike/kandidatë, shtetas apo institucione shtetërore;- 20 referime të policisë gjyqësore dhe – 23 ardhur me transferim nga SPAK.
Veprat penale në fushën e zgjedhjeve
Neni 325, Pengimi i subjekteve zgjedhjore
Neni 326, Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve
Neni 326/a, Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor
Neni 327, Shkelja e fshehtësisë së votimit
Neni 327/a, Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar
Neni 328, Korrupsioni aktiv në zgjedhje
Neni 328/a, Përdorimi i funksionit publik për veprimt. politike ose zgjedh.
Neni 328/b, Korrupsioni pasiv ne zgjedhje
Neni 329, Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje
Neni 330, Pengimi i zgjedhësit
Neni 330/a, Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve
Neni 331, Shkelja e të drejtës së zgjedhjes
Neni 331/a, Marrja ose përdorimi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit
Neni 332, Shpërdorimi i autoritetit ushtarak
Neni 332/a, Shpërdorimi i autoritetit policor
Neni 248 ,Shpërdorimi i detyrës ne lidhje me aktet ligjore për zgjedhjet