Vendosni fjalën kyçe....

Ndërrojnë jetë në Shqipëri tre anëtarët e një familjeje nga Gjilani, kërkohet zbardhja e ngjarjes


Tre shqiptarë të Kosovës kanë ndërruar jetë në Shqipëri.

Tre anëtarët e familjes Haliti nga Gjilani, Elfete, Afrim e Ferzinaze dyshohet se kanë humbur jetën për shkak të helmimit nga ushqimi. Lajmi është shpërndarë në rrjetet sociale ndërsa kreu i Komunës së Gjilanit, bën thirrje për zbardhjen sa më të shpejtë nga autoritetet shqiptare të ngjarjes tragjike.

“Haziri ngushëllon familjen Haliti pas vdekjes tragjike të tre anëtarëve të familjes në Shqipëri

Gjilan, 8 maj 2021 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka i ka dërguar një telegram ngushëllimi familje Haliti pas humbjes tragjike të tre anëtarëve në Shqipëri.

“E nderuar familje Haliti,

Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti.

Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë.

Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në Telegram.

Zyra për Informim


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *