Vendosni fjalën kyçe....

Nis punën komisioni hetimor për shkarkimin e Metës, Hyseni: Veprimet e paligjshme të Presidentit që do të hetojmë


Ka nisur nga puna komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit.

Mbledhja e parë Komisionit Hetimor të ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ka nisur që sot në orën 11:00, një ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektvendimin për ngritjen e tij.

Kryetari i Komisioni Alket Hyseni tha në fillim të seancës se kjo është një mbledhje konstituive. Ai foli për qëllimin dhe detyrat e këtij Komisioni.

“Vendimi i kuvendit për ngritjen e këtij komisioni hetimor është botuar në fletoren zyrtare dhe ka hyrë në fuqi menjëherë. Mbledhja e parë e komisionit thirret menjëherë tre ditë pas marrjes së vendimit për ngritjen e tij. Duke qenë se anëtarët janë të pranishëm, mbledhja është e vlefshme.

Doja të theksoja që ky është një rast i veçantë për parlamentarizmin tonë, pasi është hera e parë që kërkohet drejtëpërdrejtë shkarkimi i presidentit të republikës, nga 49 deputetë firmëtarë. Puna jonë është puna e një eksperti, që do të bazohet në prova dhe dëshmi të marra nga dëshmitarë apo edhe vetë presidenti i Republikës.

Në këtë këndvështrim, përtej anës tonë politike, do të bazohemi në zbatimin e ligjit. Së bashku me nënkryetarin e kemi thirrur. Duke qenë se janë të gjithë anëtarët prezentë jemi në rregull për të vijuar mbledhjen.

Sipas ligjit po paraqes qëllimin e ngritjes së këtij komisioni. ky vendim është marrë nga parlamenti me kërkesën e bërë nga deputetët.
Presidenti i Republikës, nga afati i njoftuar nga komisioni i ligjeve nuk u paraqit. Më tej komisioni i ligjeve i paraqiti një komision parlamentit, dhe ky i fundit mori vendimin e ngritjes së këtij komisionit.

Thirrje të dhunshme të bëra nga presidenti i republikës para dhe gjatë fushatës zgjedhore.
Verifikimi i pasojave të këtyre akteve në raport me eunitetin e popullit, prishjen e qetësisë dhe rendit publik, nxitjen e konflikteve, dëmtim i marrëdhënieve me ndërkombëtarët”-
tha Hyseni.

Deputetja e PS-së Klotilda Bushka u zgjodh sekretare e komisionit hetimor në unanimitet. Ngritja e komisionit hetimor u votua dje me 97 vota pro dhe 6 kundër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *