Vendosni fjalën kyçe....

“O lekët, o jetën” – Gruaja në Sarandë kërcënohet me thikë ndërsa tërhiqte paratë në bankomat


Një grua në Sarandë është kërcënuar me jetë ndërsa tërhiqte para në bankomat.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40 të kësaj të shtune, kur qytetarja me inicialet A. M., e cila ishte punonjëse e një kompanie sigurimesh në Sarandë shkoi tek një bankomat për të tërhequr një shumë lekësh.

Mirëpo ajo është kërcënuar me thikë nga një i ri ende i paidentifikuar, i cili i ka kërkuar që t’ja japë atij paratë. Gruaja ka përfutuar nga afrimi i disa njerëzve për t’u larguar dhe ka bërë një denoncim në Polici.

 “Në momentin kur po kryeja veprimet një i ri, pa maskë, por me syze u afrua dhe më vuri një thikë në ije, në një mënyrë për të mos u parë nga të tjerët. më kërcënoi që t’i jepja lekët që po merrja nga bankomati, ose të bëja një tjetër tërheqje. I thashë se nuk kam më shumë, kaq kam. Ndërkohë ai vazhdonte duke më thënë: ‘o më dorëzo lekët ose të vrava. Do jetën apo lekët.”– deklaroi ajo në polici, citon Balkanweb.

Gruaja ka deklaruar se nuk e njihte personin që e kërcënoi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *