Një kamion ëshë aksidentuar e më pas ka shpërthyer në flakë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Gjirokastër-Tepelenë ku kamioni i ngarkuar me materiale ndërtimit ka dalë është përplasur me barrierat mbrojtëse e më pas është përmbysur duke marrë flakë.
Drejtuesi i mjetit, 60-vjeçari me iniciale Xh.K. është dërguar në spitalin e Gjirokastër ku është jashtë rrezikut për jetën, thuhet në njoftimin e policisë.
“Rreth orës 14:00, njoftohemi se në aksin nacional Gjirokastër- Tepelenë një kamion i ngarkuar me materiale ndërtimi është pëplasur me barrierat anësore të rrugës dhe është përmbysur duke marrë flakë. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i kamionit shtetasi Xh. K., rreth 60 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikur për jetën. Në vendngjarje shkuan shkuan shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëse, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.” – thuhet në njoftimin e policisë.