Të paktën 163 palestinezë dhe gjashtë oficerë policie izraelitë janë lënduar nga përjeshjet e së premtes në Jeruzalem.
Siç shkruan BBC, shumica u tyre u plagos në xhaminë Al-Aqsa, ku policia izraelite gjuajti plumba gome ndërsa palestinezët hidhnin gurë dhe shishe.
Tensionet janë rritur në lidhje me dëbimin e mundshëm të palestinezëve nga toka e pretenduar nga hebrenjtë.
Gjysmëhëna e Kuqe ka hapur një spital në ambient të jashtëm, për të trajtuar të plagosurit.
Kompleksi i xhamisë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit është një nga vendet më të nderuara të Islamit, por vendndodhja e tij është gjithashtu vendi më i shenjtë në Judaizëm, i njohur si Mali i Tempullit.
Vendi është një pikë e shpeshtë e dhunës, që përsëri ndodhi të Premten në mbrëmje pasi mijëra njerëz ishin mbledhur atje për të shënuar të Premten e fundit të muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.