Vendosni fjalën kyçe....

Po dërgonte gruan për të kryer testin e kualifikimit, ky është pedagogu që humbi jetën sot në aksident


Personi i cili gjeti vdekjen paraditen e sotme në një aksident në aksin rrugor Milot-Morinë është 35-vjeçari Fitor Ollomani, pedagog dhe drejtor i zyrës Arsimore në Kukës. 

Miq dhe të afërm të Fitor Ollomanit kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen në rrjetet sociale.

“Një aksident tragjik i ndodhur në Milot, i ka marrë jetën e Prof. dr. Fitor Ollomani, prodekan në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë në moshën 35-vjeçare. Vdekja e tij në moshën më të mirë na ka lënë të shokuar të gjithëve! Në emër të studentëve dhe stafit të UFAGj-së i shpreh ngushëllime familjes, të dashurve, studentëve dhe të gjithë të afërmve! Pusho në paqe Profesor!”- shkruan një nga kolegët e tij.

Ollomani kishte qenë duke përcjellë gruan e tij në Tiranë, pasi ajo me profesion mësuese kishte sot testin e kualifikimit në matematikë.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Ura me harqe”, ku një makinë “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” që e drejtonte Ollomani, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes, mbetën të plagosur bashkëshortja e tij shtetësja A.M. dhe drejtuesi i makinës tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *