Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin se në 24 orët e fundit nuk është paraqitur asnjë i sëmurë me Covid, për ndihmë mjekësore në spital.
“Sapo kanë kaluar 24 ORËT E PARA pa asnjë të sëmurë me Covid të paraqitur në dyert e Spitalit Infektiv qysh nga marsi i vitit 2020.”– shkruan Rama.
Në fakt para Ramës, pak më herët këtë lajm e ndau i pari me publikun mjeku Tritan Kalo.
Megjithatë ai shtonte se është ende herët për të folur me siguri për fitoren ndaj kësaj “flame mbarëbotërore” siç e quan ai pandeminë e Covid-19.
Ai kujton qytetarët se duhet të jenë të ndërgjegjshëm dhe të respektojnë masat e rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të shmangur infektimin me koronavirus.