Vendosni fjalën kyçe....

“SHBA-ja e gatshme për t’u kthyer në marrëveshjen bërthamore” – Kryenegociatori i Iranit në bisedimet e Vjenës


Kryenegociatori i Iranit në bisedimet për të ringjallur marrëveshjen bërthamore i ka thënë mediave shtetërore se SHBA-ja është e gatshme të heqë shumë nga sanksionet e saj dhe të kthehet në marrëveshje, por Teherani ende po bën presion për të siguruar heqjen e të gjitha sanksioneve.

“Informacioni i transferuar tek ne nga pala amerikane është se ata janë gjithashtu seriozë në kthimin në marrëveshjen bërthamore dhe ata deri më tani kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për të hequr një pjesë të madhe të sanksioneve të tyre,” tha Abbas Araghchi për Press TV.

“Por kjo nuk është e përshtatshme nga këndvështrimi ynë dhe për këtë arsye diskutimet do të vazhdojnë derisa të arrijmë në plotësimin e të gjitha kërkesat tona.” – shtoi ai.

Bisedimet e tërthorta SHBA-Iran për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të Iranit 2015 – e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Përgjithshëm i Veprimit (JCPOA), janë zhvilluar prej disa javësh në Vjenë.

Negociatat që të dy kombet të kthehen plotësisht në marrëveshjen historike janë ndërmjetësuar nga nënshkruesit e tjerë të saj: Franca, Britania, Gjermania, Rusia dhe Kina.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *