Të paktën 40 persona kanë humbur jetën në Afganistan pas shpërthimit pranë një shkolle. Dhjetëra persona mbetën të lënduar në sulmin në kryeqytetin e vendit teksa forcat e SHBA-së e NATO-s kanë nisur tërheqjen nga vendi.
Ngjarja ndodhi pranë një shkolle në kryeqytetin e vendit të shtunën, tha një zyrtar i Ministrisë së Brendshme Afgane, siç citohet nga Reuters.
Më parë, AFP njoftoi, duke cituar zëdhënësin e ministrisë së Brendshme Tareq Arian, se numri i të vdekurve nga shpërthimi ishte 25, ndërsa 52 njerëz u plagosën.
Shpërthimi goditi rrethin e Dasht-e-Barchi ndërsa banorët po dilnin për pazar përpara Bajramit të Madh javën e ardhshme, i cili shënon fundin e muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.
Shpërthimi ndodhi jashtë një shkolle vajzash në pjesën perëndimore të Kabulit, një lagje myslimane me shumicë Shi’ite që ka qenë shpesh nën sulmet e ISIS-it vitet e fundit. Asnjë grup nuk ka marrë deri më tani përgjegjësinë për shpërthimin.