Vendosni fjalën kyçe....

“Shpresojmë të mos bjerë në një zonë të populluar” – Raketa kineze jashtë kontrollit i drejtohet Tokës


Mbeturinat e një rakete kineze pritet të bien nga hapësira përsëri në Tokë këtë fundjavë, në mënyrë të pakontrolluar.

Kjo ka sjellë shqetësime në shumë vende të botës, pasi nuk dihet ekzaktësisht vendi se ku do të bjerë.  Por shumë shkencëtarë thonë se nuk ka shumë arsye për t’u shqetësuar.

Të Shtunën SHBA-të thanë se po vëzhgonin rrugën e objektit por aktualisht nuk kishin plane për ta rrëzuar atë.

“Ne jemi me shpresë se do të ulet në një vend ku nuk do të dëmtojë askënd.”– tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin, citon BBC. “Shpresojmë në oqean, ose diku ps njerëz”.

Ekspertë të ndryshëm të modelimit të mbetjeve hapësinore po tregojnë se mbetjet e raketës do të bien të Shtunën vonë ose të Dielën herët. Sidoqoftë, parashikime të tilla janë gjithmonë shumë të pasigurta.

 

The Long March 5B dërgoi në orbitë modulin kryesor të stacionit hapësinor Tianhe në 29 prill. Kina planifikon të realizojë gjithsej 10 lëshime të tilla për të dërguar pjesë shtesë të stacionit hapësinor në orbitë. Mirëpo moduli ka humbur lartësinë që prej asaj kohe dhe është nisur drejt Tokës.

Shanset që dikush të goditet nga një pjesë e mbeturinave hapësinore janë shumë të vogla, jo më pak për shkak se pjesa më e madhe e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar nga oqeani, por dhe sepse ajo pjesë që është Tokë përfshin zona të mëdha që nuk janë të banuara.

Në një intervistë me Space.com, Jonathan McDowell, një astrofizikan në Qendrën Harvard-Smithsonian për Astrofizikën, tha se rreziku tipik i goditjes së një individi është “një në shumë miliarda”.

Thënë kjo, ekziston një rrezik i vogël që pjesët e pajisjes 23 tonëshe të godasin Tokën diku në një pjesë që është e populluar dhe kjo nuk është hera e parë që një raketë e madhe e Kinës kthehet në Tokë në kohët e fundit.

“Hera e parë për një raketë të këtij lloji ishte një vit më parë dhe pjesa kryesore ra në Afrikë.”– i tha McDowell Space.com. “Këto shufra metalike të gjata prej 10 metrash u përplasën në çatitë e shtëpive të njerëzve. Pra, fakti që ndodhi ju tregon se rreziku i dëmtimit të pronës – të paktën – nuk është i vogël, sepse ndodhi. Ne ishim me fat që nuk pati viktima”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *