Shërbimi i sigurisë i Gjermanisë në shtetin lindor të Saksonisë ka klasifikuar zyrtarisht grupin anti-Islam dhe anti-emigrant Pegida si një ‘organizatë ekstremiste’. Lëvizja u shfaq në mes krizës së refugjatëve në vitin 2015.
Lëvizja Pegida (Evropianët Patriotë Kundër Islamizimit të Perëndimit) tani konsiderohet zyrtarisht një organizatë ekstremiste në ‘vendlindjen’ e vet, shtetin federal të Saksonisë në Gjerman. Organizata për herë të parë erdhi në rajon në tetor 2014, kur Evropa pa një fluks masiv refugjatësh e emigrantësh nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.
Grupi u pozicionua si një lëvizje bazë duke kundërshtuar atë që ata e quajtën një islamizim i Evropës dhe fitoi rëndësi për shkak të tubimeve masive që organizoi për të treguar pakënaqësinë e tij me politikën e ‘dyerve të hapura’ të kancelares gjermane Angela Merkel.