Vendosni fjalën kyçe....

Tre humbje jete e 89 raste të reja me Covid-19 në vend


Tre pacientë kanë humbur jetën në spitalet në vend lidhur me Covid-19 së fundmi.

Sipas njoftimit zyrtar viktimat janë dy qytetarë nga Tirana dhe një nga Lezha të moshave 50-72 vjeç.

Në spitale po kurohen 99 pacientë nga të cilët 10 janë në terapi intensive me 7 të intubuar.

24 orët e fundit janë kryer 4516 testime nga të cilat janë gjetur 89 raste të reja me koronavirusin e ri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *