Vendosni fjalën kyçe....

BE s’e rinovon kontratën me AstraZeneca për vaksinat anti-covid


BE-ja nuk e ka rinoviar kontratën me kompaninë AstraZeneca për vaksinën e saj anti-Covid, përtej qershorit, ka thënë kreu i zyrës së vaksinave të bllokut. BE ka qenë në mosmarrëveshje me gjigantin farmaceutik për dërgesat e vaksinave për muaj me radhë.

Asnjë porosi e re për vaksinën AstraZeneca – e emërtuar kohët e fundit si Vaxzevria – nuk janë bërë nga Bashkimi Evropian, me kontratën e tanishme që skadon në qershor, i tha Komisionit Evropian, Thierry Breton, të dielën.

“Ne nuk e kemi rinovuar porosinë pas qershorit. Do të shohim se çfarë do të ndodhë,” deklaroi Breton.

Marrëdhëniet midis BE-së dhe kompanisë farmaceutike britaniko-suedeze janë përkeqësuar gjatë muajve të fundit, pasi AstraZeneca dështoi të furnizojë vaksinat e parashikuara në kontratë. Muajin e kaluar, Brukseli ndërmori veprim ligjor kundër kompanisë, duke e akuzuar atë për shkelje të kontratës dhe për faktin se nuk kishte një plan të besueshëm për të siguruar dërgesat në kohë.

Ndërsa Breton e përshkroi AstraZeneca si një ‘një vaksinë shumë të mirë’, siguria e saj është vënë në pikëpyetje kohët e fundit. Përveç mpiksjeve të raportuara të gjakut, të premten, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se po vlerësonte raportet e një çrregullimi të rrallë imunitar të gjetur tek njerëzit e vaksinuar me AstraZeneca.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *